Vazhdon të përkeqësohet gjendja e të dëmtuarve te skuadra e Realit të Madridit. Alvaro Arbeloa e filloi seancën e tij të tretë stërvitore pa Rodrigo, Rudiger, Lunin, Militao, Mendi, Trent dhe, natyrisht, pa Brahim Diaz, i cili është ende në Kupën e Kombeve të Afrikës.
Mbape e nisi stërvitjen, por nuk ka gjasa të luajë kundër Levantes, pasi ende nuk është në 100% formën e tij pas lëndimit në gju që ka pësuar që nga fundi i vitit të kaluar. Me një fjalë tetë mund të jetë numri i atyre që nuk do luajnë ose janë në dyshim.
Një tjetër risi ishte Raul Asencio, jo për shkak të pranisë së tij, por sepse mbante një maskë që do ta mbrojë në ndeshjen kundër Levantes, duke qenë se ka një septum të thyer dhe të devijuar.
Sa i përket lojtarëve të rinj të pranishëm në seancë, Leiva (i cili po e përsërit këtë javë), Sestero (i cili luajti në Kupë kundër Albacete), Joan Martínez dhe Palasios, i cili debutoi në Carlos Belmonte nuk punuan me ekipin e parë.