Shpreh dëshirën të luajë me Kombëtaren, Guidara: Kam folur me FSHF-në, jam kurioz për origjinën time

- Bota Sot

Shpreh dëshirën të luajë me Kombëtaren, Guidara: Kam folur me FSHF-në, jam kurioz për origjinën time

Shqipëria ka pasur në vitet e fundit shumë futbollistë që janë afruar te kuqezinjtë, e madje shumë prej tyre kanë ndërruar edhe skuadër.

Por, rasti më i veçantë padyshim që është ai i Tomas Guidarës. Mbrojtësi argjentinas ka një prejardhje arbëreshe dhe për herë të parë, ishte Kristian Panuçi trajneri që kërkoi më shumë informacion prej tij dhe duket se mes palëve, ka pasur kontakte. Në një intervistë ekskluzivish për “Panorama Sport”, Guidara ka folur në lidhje me këtë çështje, duke treguar gatishmëri për të veshur fanellën kuqezi.

Tomas, emri yt është bërë i njohur në Shqipëri pasi për një periudhë u përmende si një opsion i mundshëm për Kombëtaren shqiptare. Si e përjetove një interesim të tillë?

Të them të drejtën, më tërhoqi shumë vëmendjen dhe u entuziazmova kur mora vesh që një kombëtare tregoi interes për mua. Është gjithmonë diçka shumë e bukur dhe motivuese kur shikon që puna jote dhe përkushtimi vlerësohen në një nivel të tillë, dhe kjo të bën të ndihesh i njohur dhe pjesë e diçkaje më të madhe se vetja.

Është folur shpesh për origjinën tënde arbëreshe. Çfarë mund të na tregosh për prejardhjen e familjes sate dhe lidhjen që ndien me identitetin shqiptar?

Sinqerisht, di shumë pak për prejardhjen time shqiptare. Është diçka që gjithmonë më ka ngjallur shumë kureshtje dhe dëshirë për të mësuar më shumë, por për momentin nuk kam kontakte direkte me persona nga Shqipëria apo komunitetin arbëresh, gjë që do të më pëlqente ta ndryshoja në të ardhmen

A ka pasur ndonjëherë komunikim konkret me FSHF-në?

Po, ka pasur kontakt. Federata Shqiptare e Futbollit ka komunikuar drejtpërdrejt si me mua, ashtu edhe me përfaqësuesin tim, duke shprehur interesin e tyre për të më pasur në skuadër. Ishte një ndjesi shumë pozitive dhe një shenjë që puna ime vlerësohet jashtë vendit.



Read it all at Bota Sot