Dinamo nuk arriti të merrte më shumë se një barazim në transfertë ndaj Teutës, duke treguar edhe një herë tjetër se bregdetarët janë kthyer këtë sezon në makth për skuadrën e drejtuar nga Daja.
Ndërkohë, në kampin blu flitet shpesh për merkaton dhe ndërhyrje në ditët e mbetura, megjithatë deri më tani ka pasur vetëm dy largime sicc kanë qenë Karamba Gasama dhe Fjoart Jonuzi.
Sikur të mos mjaftonin dy largimet e fundit, Dinamos iu dëmtua edhe mbrojtësi Bekim Maliqi i cili ka mbyllur sezonin, duke bërë që blutë të jenë pa tre lojtarë deri në fund të sezonit, nga të cilët vetëm Jonuzi nuk ka qenë i preferuar ndërsa dy të tjerët titullarë dhe protagonistë.
Sa i përket afrimeve të reja, ende nuk ka pasur zyrtarizime nga klubi dhe pakënaqësi për situatën e krijuar ka pasur në klub.