Vushtrria mobilizohet për pjesën e dytë të kampionatit.
Kampioni i stinorit vjeshtor në Ligën e Parë të Kosovës pretendon rikthimin në shoqërinë e më të mirëve.
Vushtrriasit janë përforcuar me futbollistin Urim Stanovci.
“Sulmuesi i zjarrtë Urim Statovci rikthehet në fanellën e klubit tonë pas aventurave në disa klube në Ligën e Parë dhe më heret edhe në Superligë.
FC Vushtrria ka zyrtarizuar rikthimin e sulmuesit Urim Statovci, duke përforcuar ndjeshëm repartin ofensiv në prag të sezonit të ri.
Statovci, ish-golashënues i klubit dhe një emër i njohur për publikun vushtrrias, rikthehet pas përvojës së tij në Superligën e Kosovës, ku ka regjistruar paraqitje dhe gola me klubet ku ka qenë pjesë. Statovci njihet për forcën fizike, lëvizjen në zonë dhe efikasitetin para portës.
Rikthimin e Statovcit e konsiderojmë si një lëvizje strategjike, duke besuar se ai do të sjellë jo vetëm gola, por edhe eksperiencë dhe mentalitet fitues në skuadër.
Klubi pritet që në ditët në vijim të vazhdojë me prezantimin e përforcimeve të tjera, në funksion të objektivave për sezonin e ardhshëm”, njofton FC Vushtrria.