Real Madrid ka ”kërcënuar një pjesë të tifozëve me largim nga stadiumi ”Santiago Bernabeu”, për ndeshjen e sotme kundër Levantes.
Kjo vlen për tifozët e “Grada de Animacion”, të cilët kanë fishkëllyer skuadrën e Realit gjatë disa ndeshjeve, shkruan IndeksOnline.
Por Real Madridi i ka njoftuar tifozët e “Grada de Animacion” se sot pas ndeshjes, klubi do të shqyrtojë kamerat e sigurisë së Bernabeut.
Kushdo që kapet në kamera duke fishkëllyer ekipin do të ndalohet të hyjë në Grada!
“Kushdo që dëshiron të fishkëllojë, mund të fishkëllojë jashtë stadiumit”.