Real Madridi kërkon të hedh pas krahëve humbjen në finalen e Superkupës së Spanjës kundër Barcelonës dhe eliminimin e turpshëm nga klubi i kategorisë së dytë në Kupën e Mbretit.
Madrilenët duan fitoren në shtëpi kundër Levantes në ndeshjen e vlefshme për raundin e 20-të në La Liga.
Trajneri Arbeloa e nis me treshen Vini-Mbape-Garsia, ku Kilië duket se e ka lënë pas dëmtimin.
Gjithashtu janë rikthyer edhe Bellingam, Çuameni dhe Karreras.
“Los Blancos” iu nevojiten 3 pikët për të mos lejuar arratisjen më tej të rivalëve të përjetshëm, të cilët kryesojnë kampionatin me 49 pikë.