“Abissnet Superiore” ka hyrë në një nga fazat e saj më delikate, teksa java e 20-të e kampionatit premton shumë emocione dhe spektakël në fushën e lojës.
Në program ka duele mes ekipeve që ndodhen në pjesën e siperme në klasifikim dhe që janë pretendentë për titullin.
Kështu në “Air Albania” ditën e hënë, ra 19:30 do të sfidohen Dinamo dhe Vllaznia.
Dy ekipet do të luftojnë mes tyre për vazhdimësinë, ndërsa aktualisht në kampionat kanë kuotë të njëjtë pikësh dhe ndajnë mes tyre vendin e 3-të dhe të 4-të.
Padiskutim që dueli i së hënës do të jetë “kokë më kokë” për ngjitjen në klasifikim, pse jo dhe vendin e dytë, duke shpresuar te një hap fals i dy ekipeve të para. Me nga 33 pikë të grumbulluara, kanë arritur të marrin nga 9 fitore, 6 barazime dhe 4 humbje.
Ndërkohë Dinamo ka arritur të shënojë 27 gola ndërsa ka pësuar vetëm 12 të tillë dhe nga krah tjetër Vllaznia ka shënuar 25 dhe ka pësuar 16.