Manchester Utd tregoi se kush është shefi i qytetit në Manchester!
Skuadra e Manchester Utd ka treguar tjetër fytyrë me trajnerin e ri, Michael Carrick, trondit Manchester Cityn.
“Djajtë e Kuq” e mposhtën me rezultat 2:0 Manchester Cityn, në derbin e madh të javës së 22-të të Premier League në futboll.
Pjesa e dytë ishte fatale për Manchester Cityn e trajnerit Pep Guardiola.
Futbollistët Mbeumo (65), Dorgu (76) realizuan për fitoren e madhe.
Manchester City e zë vendin e 2-të me 43 pikë e Manchester Utd gjendet dy vende më poshtë me 35 sosh.