Sulmuesi kosovar, Vedat Muriqi, ka arritur një tjetër moment historik në karrierën e tij me Mallorcan, duke u bërë golashënuesi i dytë më i mirë i të gjitha kohërave të klubit në LaLiga.
Me golin e shënuar ndaj Athletic Bilbaos, Muriqi ka tejkaluar ish-sulmuesin venezuelan Juan Arango, duke arritur 46 gola, ndërsa Arango kishte 45.
Golashënuesi më i mirë i Mallorcas mbetet Samuel Eto’o me 54 gola, por sulmuesi kosovar po afrohet me hapa të mëdhenj drejt këtij rekordi.
Ky sukses konfirmon formën e shkëlqyer të Muriqit dhe rolin kyç që ai ka në skuadrën e Mallorcas këtë sezon.