Bayer Leverkuseni kokulur, Hoffenheim feston para shikuesve të vet.
Hoffenheim ka shënuar fitore me rezultat 1:0 ndaj Bayer Leverkusenit, në takimin e javës së 18-të të Bundesliga I.
Reprezentuesit e Kosovës, Fisnik Asllani, Leon Avdullahu e Albian Hajdari, u paraqitën standardë në fitoren e Hoffenheimit.
Asllani është zëvendësuar në minutën e 69-të.
Futbollisti Burger shënoi në minutën e 9-të për fitoren e madhe.
Bayer Leverkusen renditet në pozitën e 6-të me 29 pikë, 7 më pak se Hoffenheim që gjendet në të tretin.