La Liga e përgëzon Muriqin për arritjen e jashtëzakonshme

- Bota Sot

La Liga e përgëzon Muriqin për arritjen e jashtëzakonshme

Sulmuesi Vedat Muriqi ka arritur një moment historik me Mallorcan, duke u bërë golashënuesi i dytë më i mirë në historinë e klubit në LaLiga.

Faqja zyrtare e LaLiga ka uruar Muriqin për këtë arritje të jashtëzakonshme, duke theksuar se sulmuesi ka shënuar 46 gola, duke kaluar legjendën Juan Arango, i cili kishte 45 gola.

Megjithatë, rekordi i golashënuesit më të mirë të Mallorcas mbetet në pronësi të Samuel Eto’o, me 54 gola të shënuara për klubin.

Kjo arritje konfirmon formën e shkëlqyer të Muriqit dhe rolin kyç që ai ka në sulmin e skuadrës këtë sezon, duke e vendosur atë në një vend të veçantë në historinë e Mallorcas.



Read it all at Bota Sot