Tola shpëton Laçin

- Bota Sot

Tola shpëton Laçin

Kanë përfunduar 5 ndeshje të vlefshme për javën e 18-të të Kategorisë së Parë.

Mbyllet pa fitues dhe pa gola supersfida Pogradeci-Besa, që u transmetua drejtpërdrejt në RTSH Sport.

Laçi merr një fitore në frymën e fundit, pasi ka mposhtur 2-1 Kukësin falë një goli të shënuar nga Tola në minutat shtesë të ndeshjes.

Kastrioti fiton 1-0 derbin kundër Ilirisë, ndërsa Burreli fiton 2-0 në shtëpi përballë Apolonisë.

Artan Bano debuton me fitore në krye të Lushnjës, pasi lagunarët mposhtin 2-0 Korabin në “Roza Haxhiu”.

Sfida Skënderbeu-Luftëtari, që po luhet tani (nisi në orën 16:00) mbyll javën e 18-të të Kategorisë së Parë.



Read it all at Bota Sot