Sulmuesi i kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, po vazhdon formën e jashtëzakonshme në Kampionatin e Spanjës, duke u shndërruar në figurë kyçe për Mallorca-n.
“Pirati” realizoi gol shumë herët, në minutën e 5-të, duke i dhënë epërsinë skuadrës së tij.
Muriqi përfitoi brenda zonës së rreptësisë dhe nga rreth 12–13 metra, me një goditje të fortë e të saktë përtokë, e dërgoi topin në këndin e poshtëm të djathtë të portës për rezultatin 1:0.
Goli i tij shkaktoi entuziazëm të madh në stadium dhe veçanërisht në kabinën e komentimit, ku komentatori spanjoll shpërtheu duke thirrur vazhdimisht: “Muriqi, Muriqi, Muriqi!”
Megjithatë, gëzimi i Mallorcas zgjati pak, pasi vetëm tre minuta më vonë, Gomez i Athletic Bilbaos barazoi rezultatin në 1:1.
Në këtë takim po paraqitet titullar edhe Marash Kumbulla, i cili në minutën e 18-të u ndëshkua me karton të verdhë.
Vedat Muriqi shënoi golin e radhës.
Muriqi goditi nga penalltia, por goditjen e tij e priti portieri dhe topi e rikthyer e përplasi në rrjetë, 2:1 në minutën e 42-të.
Në minutën e 45+1 Nico Williams ka barazuar reszultatin 2:2.
Në minutën e 70-të, Vedat Muriqi shënoi het-trik-un. Muriqi i pagabueshëm nga penaltlia, 3:2 për Mallorca-n.