Skuadra e Sunderlandit ka marrë tre pikë të qetësisë së madhe po ashtu ka rritur dukshëm gjasat për të luftuar edhe për katër vendet e para.
Sunderland në vatër të vet e mposhti me rezultat 2:1 Crystal Palacen nga Londra.
Kapiteni Granit Xhaka me bashkëlojtarë treguan angazhim e lojë të mirë duke iu shpërblyer shikuesit me një fitore të madhe.
Futbollistët Le Fee (33) e Brobbey (71) shënuan për Sunderlandin dhe Pino (30) për Crystal Palacen.
Sunderland është në pozitën e tetë me 33 pikë, ndërsa Crystal Palace në të 14-tin me 28 sosh.