Vazhdon gara me gola e binjakëve shqiptarë në Itali

- Bota Sot

Vazhdon gara me gola e binjakëve shqiptarë në Itali

Futbollistët shqiptarë Kristian dhe Stiven Shpendi kanë nisur në këtë sezon një garë të mirëfilltë mes tyre se kush shënon më shumë gola në Serie B italiane. 

I pari po luan rregullisht me Cesena-n dhe sot ka gjetur numrin shtatë të edicionit, duke kaluar të vëllain i cili është ndalur të shifra e 6 golave me Empolin.

Në ndeshjen në transfertë ndaj Reggiana-s, në minutën e 20 të ndeshjes, Shpendi mori përsipër të gjuante një penallti për të barazuar përkohësisht shifrat.

Ai lëshoi një goditje të sigurt, duke çuar sferën në rrjetë duke treguar se është tashmë një specialist nga pika e bardhë.

Kësisoj, ai shënoi golin e 7 të këtij edicioni në Serie B, duke ecur thuajse me të njëjtat ritme të sezonit të mëparshëm, të cilin e mbylli me 11 gola të shënuar me fanellën e Cesena-s.



Read it all at Bota Sot