"Larg duart nga Groenlanda" - protesta kundër Trumpit

- Bota Sot

"Larg duart nga Groenlanda" - protesta kundër Trumpit

Mijëra danezë protestuan në Kopenhagë kundër pretendimeve territoriale të Presidentit të SHBA-së Donald Trump ndaj Groenlandës. Ata u mblodhën para bashkisë së kryeqytetit danez, duke valëvitur flamuj danezë dhe flamuj të Groenlandës dhe duke brohoritur "Kalaallit Nunaat!" - emri i Groenlandës në gjuhën e vendit. Protesta po zhvillohen edhe në qytete të tjera daneze, si dhe në Nuuk, kryeqytetin e Groenlandës. Ato po mbahen nën sloganet "Groenlanda u përket groenlandezëve" dhe "Larg duart nga Groenlanda".

Qëllimi është "të dërgohet një mesazh i qartë dhe i përbashkët respekti për demokracinë e Groenlandës dhe të drejtat themelore të njeriut", thuhet në faqen e internetit të Uagut, shoqatë e groenlandezëve në Danimarkë.

Kongresmenë amerikanë për vizitë solidariteti në Kopenhagë

Demonstratat përkuan me një vizitë të një delegacioni mbipartiak të Kongresit amerikan në Kopenhagë, i cili gjithashtu shprehu kundërshtimin e tij ndaj planeve të Trumpit.

Delegacioni u takua me politikanë dhe udhëheqës biznesi të rangut të lartë nga Danimarka dhe Groenlanda. Delegacioni drejtohet nga senatori Chris Coons i demokratëve në opozitë. Ai theksoi se nuk ka asnjë kërcënim sigurie për Groenlandën që do të justifikonte qëndrimin e administratës së Trumpit. Groenlanda është  territor autonom i Danimarkës, e cila, ashtu si SHBA-ja, është anëtare e NATO-s. / DW



Read it all at Bota Sot