Skënderbeut krijon garë për kreun

- Bota Sot

Skënderbeut krijon garë për kreun

Rezultatet e javës së 18 në Kategorinë e Parë, kanë bërë që të hapet përsëri lufta për objektiva të ndryshëm në renditjen e kampionatit.

Ndalesa e Skënderbeut në barazimin në shtëpi përballë Luftëtarit dhe fitorja e Laçit ndaj Kukësit, bën që tashmë diferenca mes dy skuadrave të jetë në vetëm 5 pikë duke hapur në teori mundësinë për një rivalitet për vendin e parë.

Ndërkohë, ndalesa e Pogradecit pas barazimit përballë Besës, bën që vendi i tretë të jetë përsëri më i shkëputur në luftën për ngjitjen direkte në elitë.

Në vend të katërt tashmë është rishfaqur Kastrioti, i cili fitoi derbin kundër Ilirisë.

Kjo e fundit vazhdoi rrëshqitjen në klasifikim ashtu si Apolonia, duke qenë tanimë të dy skuadrat të rrezikuar edhe për t’u përfshirë në luftën për mbijetesë.



Read it all at Bota Sot