Kombëtarja e Nigerisë ka shënuar fitore ndaj Egjiptit në ndeshjen e vendit të tretë në Kupën e Kombeve të Afrikës.
Rezultati gjatë 120 minutave lojë ishte 0:0, kurse fituesi u përcaktua në penallti.
Nigeria u tregua më e saktë nga 11-metërsha, duke fituar me rezultatin 2:4.
Për Egjiptin nga penalltitë gabuan dyshja e futbollistëve: Mohamed Salah dhe Marmoush.
Kujtojmë që nesër zhvillohet finalja mes Senegalit dhe Marokos.