Kapiteni i kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani, u lëndua në minutën e 67-të.
Futbollisti ynë u largua nga fusha në minutën e 67-të në duel me ekipin e Sassuolos, duke u zëvendësuar nga Buongiorno.
Kjo padyshim se ka shqetësuar ekipin e tij, Napolin.
“Rrahmani ka problem me muskujt.
Mbrojtësi e prek kofshën e majtë para se të rrëzohet”, shkruan media italiane “La Gazzetta dello Sport”.