Reagojnë “Plisat”

- Bota Sot

Reagojnë “Plisat”

Tifozët “Plisat” reagojnë për zhvillimet e fundit në klubin e basketbollit Sigal Prishtina.

Pas dorëheqjes së Bekë Berishës nga pozita e kryetarit të KB Sigal Prishti9nës, “Plisat” befasojnë me reagim. 

“Pas zhvillimeve të fundit në Klubin e Basketbollit Prishtina, për shkak të interesimit të lartë të qytetarëve të Prishtinës dhe ndjeshmërisë së situatës, ndjejmë obligimin t’ju informojmë që më në fund gjërat kanë filluar të lëvizin për mirë.

Për t’i arritur qëllimet tona kemi hasur në gatishmërinë e Bekë Berishës, të cilin e falenderojmë për bashkëpunimin me ne, duke hapur rrugë që Klubi të kalojë në duar të Plisave dhe njerëzve profesionistë, gjendje kjo që ka munguar tash e sa kohë në këto ambiente.

Sportit dhe qytetit të Prishtinës po i vijnë ditë më të mira ndërsa për detajet tjera ju informojmë ditëve në vijim.

Për fund, një rikujtim të gjitha palëve të përfshira e të interesuara, uniteti te Plisat është i pathyeshëm”, reagojnë “Plisat”.



Read it all at Bota Sot