Bërnli siguroi një barazimi 1-1 në transfertë ndaj Liverpulit, i cili është një rezultat për t’u vlerësuar nga skuadra e cila aktualisht është në zonën e ftohtë të klasifikimit dhe një nga kandidater kryesore për rënien nga Premier Liga.
Armando Broja ishte titullar në këtë sfidë, por nuk ia doli të linte shenjën e tij, i rrethuar gjithmonë nga mbrojtësit e Liverpulit, për më tepër në një sfidë ku ekipi i tij ishte gjithmonë i tërhequr mbrapa.
Ndaj edhe portali i “Burnley Express”, një media që ndjek posaçërisht klubin, i ka vendosur atij notën 6 për sfidën e sotme.
“Me vështirësi ia doli të hynte në ndeshje, pasi i tillë ishte dominimi i mbajtjes së topit nga Liverpuli. Van Dajk dhe Konate e menaxhuan mirë”, shkruhej në portalin në fjalë duke shpjeguar notën për sulmuesin shqiptar.