Ndeshja mes Cagliarit dhe Juventusit është e rëndësishme për të dy krahët e klasifikimit, pasi sardët janë në luftë për mbijetesën, ndërsa torinezët duan të vazhdojnë marshimin e tyre drejt katërshes së parë në renditje.
Në radhët e Kaljarit, trajneri Pisakane ka aktivizuar Ze Pedro dhe Mina që në start, duke ulur në stol Rodrigues. Në pankinë është gjithashtu edhe Alen Sherri, i kthyer përsëri në radhët e këtij ekipi për të bërë të dytin e Kapriles.
Te Juventus ka gjithashtu disa lëvizje me Perin si portier titullar, ashtu si edhe me Kopmainers në vend të Turam në mesfushë. Si zakonisht, Edon Zhegrova e nis ndeshjen nga pankina.
FORMACIONET ZYRTARE
Cagliari (3-5-2): Kaprile; Ze Pedro, Mina, Luperto; Palestra, Adopo, Maciteli, Gaetano, Obert, Espozito, Kiliçsoj.
Trajner: Fabio Pisakane
JUVENTUS (4-2-3-1): Perin; Kalulu, Bremer, Keli, Kambiaso; Lokateli, Kopmainers; MekKeni, Mireti, Jilldiz; Dejvid.
Trajner: Luçiano Spaleti.