Befasi e pakëndshme për sulmuesin gjerman

- Bota Sot

Befasi e pakëndshme për sulmuesin gjerman

Befasi e pakëndshme për sulmuesin gjerman të Milanit, Niclas Fullkrug, i cili ka përfunduar në shenjestrën e hajdutëve.

Këta të fundit i kanë bërë një “gol” prej 500 mijë eurosh, duke vjedhur sendet me vlerë të lojtarit në dhomën e hotelit.

Hajdutët kanë vepruar mbrëmjen e kaluar, në një hotel në Milano, ku është akomoduar përkohësisht futbollisti. Ata kanë hapur me forcë kasafortën dhe kanë marrë ora e bizhuteri, që kanë vlerën e rreth 500 mijë eurove.

Sulmuesi e ka kuptuar se dikush kishte hyrë në dhomën e tij sot në mëngjes. Organet kompetente kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë hapur një hetim.

Fullkrug, i cili është transferuar në Itali vetëm pak kohë më parë, përballet me një ngjarje aspak të këndshme, ndërkohë që pret të shfaqet protagonist me fanellën e Milanit.



Read it all at Bota Sot