Futbollisti shqiptar pritet të luajë të dielën në Iran

- Bota Sot

Futbollisti shqiptar pritet të luajë të dielën në Iran

Nuk dihet nëse do t’u bëjnë këmbët.

Topi ka nisur sërish të rrotullohet në Iran, ndërsa vetëm pak ditë më parë rrugët e qyteteve kryesore ishin arenë e protestave, e përleshjeve dhe e gjakut të derdhur.

Liga Profesioniste e vendit të madh të Lindjes së Mesme luajti dy ndeshjet e para të fazës së dytë, vetëm dy javë pas sfidave të javës së 17-të.

Sipas programit, të dielën në orën 13:30 duhet të zbresë në fushë edhe futbollisti I kombëtares shqiptare, Jasir Asani, pasi skuadra e tij, Esteglal, do të ketë përballë në fushën e vet kampionen në fuqi, Traktorin e Tabrizit.

Sfida do të luhet në kryeqytetin Teheran, I cili ishte edhe skena e përplasjeve më të ashpra dhe besohet edhe të numrit më të madh të viktimave.

Pritet të shihet se cili do të jetë niveli I futbollit dhe sasia e publikut në tribunat e stadiumit.

Natyrisht, besohet se skuadrat e futbollit kanë qenë në izolim të plotë gjatë periudhës së trazirave, të grumbulluara apo nën mbrojtje të rreptë.

Duke mbetur vetëm te kampionati, Asani synon Këpucën e Artë këtë sezon, pasi kryeson renditjen e shënuesve më të mirë me 7 gola, duke pasur edhe dy asistime në 14 ndeshje të luajtura.



Read it all at Bota Sot