Pas tri humbjeve rresht, Al-Nassr është rikthyer te fitorja në ligën saudite, në ndeshjen e vlefshme për javën e 15-të.
Fillimisht, Al-Nassr kaloi në avantazh të dyfishtë që në minutën e 8-të, pas një autogoli dhe supergolit të Kingsley Coman.
Francezi shënoi me rroveshatë, pas asistit të bukur të Wesley.
Një gol për kornizë dhe deri tani një nga më të bukurit e këtij fillim viti, jo vetëm në ligën saudite, por kudo.
Më pas erdhi barazimi nga miqtë, por duke qenë se mbetën me një lojtar më pak që nga minuta e 67-të, gjë që ndikoi shumë që Al-Nassr të rigjente golin e avantazhit dhe fitores, me Abdulrahman Ghareeb në minutën e 76-të.
Rezultati nuk ndryshon deri në fund. Pas kësaj fitoreje, Al-Nassr renditet në vendin e dytë me 34 pikë, 4 pikë më pak se Al-Hilal kryesues, por që ka një ndeshje më pak.