Në ndeshjen Lazio U-20 – Sassuolo U-20, sulmuesi i Kombëtares U-21 Flavio Sulejmani, gjeti sërish rrugën e rrjetës, e përfunduar 1:1.
Talenti shqiptar shënoi golin e barazimit për lacialët në minutën e 90-të nga 11-metërshi.
Për Sulejmanin, ky ishte goli i 8-të në 18 ndeshje të Primavera 1, shto edhe 3 asiste, përcaktues te kryeqytetasit e Italisë.
Me këtë ritëm, 19-vjeçari kuqezi shumë shpejtë do të ngjitet edhe te Kombëtarja e madhe, ndërsa kartoni i tij sipas “Transfermarkt” ka arritur deri në 600 mijë euro.
Nga mediat përtej Adriatikut, Flavio Sulejmani vlerësohet tej mase për aftësitë si finalizues i shkëlqyer.