Fjalë që nuk priteshin nga media serbe për yllin e Kosovës, përmendet edhe kroati

- Bota Sot

Fjalë që nuk priteshin nga media serbe për yllin e Kosovës, përmendet edhe kroati

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, po vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes në futbollin spanjoll, madje forma e tij e jashtëzakonshme ka bërë jehonë edhe në mediat serbe.

Mediumi serb “Blic” i ka kushtuar një artikull Muriqit, duke e përfshirë atë në të njëjtin kontekst me sulmuesin e Kombëtares së Kroacisë, Ante Budimir, për paraqitjet mbresëlënëse në La Liga.

“Lojtarët e kombëtareve të Kroacisë dhe Kosovës ‘i kanë kapur’ rivalët në Spanjë”, është titulli i artikullit të publikuar nga mediumi serb, një vlerësim që rrallëherë shihet për futbollistët e Kosovës në shtypin e këtij vendi.

“Osasuna e shkatërroi Oviedon në El Sadar në një ndeshje dramatike dhe regjistroi fitore të rëndësishme në luftën për mbijetesë, me rezultat 3:2”, shkruan media serbe, duke lavdëruar kroatin Ante Budimir që shënoi dy gola për Osasunën.

“Në ndeshjen e dytë të mbrëmjes, Mallorca mposhti Athletic Bilbaon 3:2 në shtëpi, dhe heroi absolut ishte Vedat Muriqi.

Futbollisti i Kosovës shënoi të tre golat për ekipin vendas dhe praktikisht i vetëm vendosi fituesin

Muriqi arriti në 14 gola në sezon dhe u bë golashënuesi i dytë më i mirë në La Liga, pas Kylian Mbappes.

Ky ishte gjithashtu tregolëshi i tij i parë që kur luajti në kampionatin spanjoll dhe një performancë që i solli Mallorca-s pikë të vlefshme në luftën për mbijetesë”, ka shkruar media serbe.



Read it all at Bota Sot