Pas spekulimeve që qarkulluan së fundmi se Vinicius Junior dhe e dashura e tij, Fonseca, po planifikojnë martesën, vajza e ka mohuar kategorikisht këtë lajm.
Fonseca tha për mediat: “Mendoj se nuk keni gabuar ndonjëherë në një lajm për mua, por këtë herë keni gabuar keq. Martesë? Për
Zot! Thjesht sapo kemi filluar një marrëdhënie dhe nuk ka mbushur as tre muaj. Intensiteti është i madh, por nuk ka folur për martesë, nuk ka martesë, jo.”
Ajo shtoi se është plotësisht e dashuruar me yllin e Real Madrid:
“Marrëdhënia ime me Vinin po më ndihmon të mësoj. Unë jam shumë intensive dhe ai nuk është.
Ai thotë: ‘qetësohu, le të shkojmë ngadalë.
Po mësoj të kontrolloj veten, të jem më pak intensive, të mendoj më shumë dhe të veproj me kujdes.
Jam e dashuruar totalisht! Jam shumë e lumtur me Vinin, ndihem e dashur, ka qenë e mrekullueshme, fantastike.”
Këto fjalë vijnë pas deklaratave të mëparshme të Vinicius, i cili gjithashtu kishte mohuar planet e martesës, duke theksuar se marrëdhënia e tyre është ende e re dhe e freskët.