Klopp ka një kusht nëse bëhet trajner i Real Madrid

- Bota Sot

Klopp ka një kusht nëse bëhet trajner i Real Madrid

Jurgen Klopp mund të jetë emri i radhës që do të ulet në stolin e Real Madridit.

Sipas raportimeve të Football365, trajneri gjerman është i gatshëm ta pranojë këtë sfidë të madhe, por vetëm nëse i garantohen kushtet për të ndërtuar një projekt sipas filozofisë së tij. Klopp nuk dëshiron të nisë një aventurë të re pa pasur ndikim real në merkato, veçanërisht në repartin e mesfushës.

Kërkesa e tij prioritare do të ishte Bruno Guimarães, mesfushori i Newcastle United. Klopp e vlerëson brazilianin si një lojtar kyç për stilin e tij intensiv të lojës, për aftësinë për të lidhur repartet dhe për agresivitetin taktik.

Sipas tij, Guimarães mund të jetë shtylla kryesore mbi të cilën do të ndërtohej projekti i ri i Real Madridit.



Read it all at Bota Sot