La Liga me fjalë të mëdha për Mbappen e Muriqin

- Bota Sot

La Liga me fjalë të mëdha për Mbappen e Muriqin

Faqja zyrtare e La Liga ka publikuar në Instagram një foto të golashënuesve më të mirë të sezonit.

Kylian Mbappe kryeson me 19 gola, ndërsa sulmuesi nga Kosova Vedat Muriqi shfaqet me 14 gola pas het-trik-ut të shënuar dje ndaj Bilbaos (3:2).

Të dy sulmuesit po tregojnë një formë të jashtëzakonshme këtë sezon, duke u bërë “makineritë e golave” të La Ligës.

Het-trik-u i Muriqit e vendos atë në qendër të vëmendjes dhe e konfirmon si një nga sulmuesit më efektivë të Mallorcas.

Mbappe vazhdon të dominojë kampionatin spanjoll me ritmin e tij të jashtëzakonshëm të shënimit.



Read it all at Bota Sot