Ish - partnerja e Dimitri Payet ka bërë një sërë akuzash që kanë tronditur botën e futbollit.
Ajo ka folur për tortura psikologjike, kontroll dhe abuzim që, sipas saj, zgjatën me orë të tëra.
Futbollisti francez i ka mohuar me forcë të gjitha akuzat.
“Avokatja braziliane Larissa Ferrari, 29 vjeçe, pretendon se Payet e la të mbuluar me mavijosje pas se*sit dhe përdori "ndëshkime" për të kontrolluar çdo lëvizje të saj.
Ajo thotë se ylli e quajti "të pavlerë" pasi kishte fjetur me 300 femra të tjera”, shkruan mediumi britanik “The Sun”.
Larissa Ferrari, avokate braziliane, 29-vjeçarja, pretendon se Payet e nënshtroi atë ndaj asaj që ajo e quan "12 orë torturë psikologjike" gjatë marrëdhënies së tyre, me poshtërim dhe kontroll të vazhdueshëm.
Sipas saj, Payet përdori statusin dhe pushtetin e tij për ta "kapur" atë në një marrëdhënie të dhunshme dhe abuzive nga e cila ajo nuk shihte rrugëdalje.
Ajo gjithashtu pretendon se ai e mbajti nën kontroll duke pretenduar se kishte lidhje me mafian dhe se ajo mbeti shtatzënë prej tij, por më vonë abortoi.
Larissa tha se e takoi Payetin nëpërmjet Instagramit në gusht të vitit 2023 përpara se të takohej me të personalisht.
Megjithatë, ajo thotë se shpejt u shndërrua në një "lojë makabre".
Ajo pretendon se ngjarja më e keqe ishte një gjysmë dite agonie në janar të vitit 2025, ku ndjeu se duhej të kryente akte "poshtëruese" para kamerave për ta ndaluar atë.
Në prill të vitit të kaluar, “The Sun on Sunday” zbuloi se Larissa e kishte denoncuar Payetin te policia në Brazil.
Ajo ishte në dijeni se Payet ishte i martuar dhe baba i katër fëmijëve, por pretendoi se marrëdhënia fillimisht ishte "e këndshme dhe e butë".
Përfaqësuesit e Dimitri Payet janë kontaktuar nga mediat e huaja për koment, dhe ata përreth tij kanë thënë se ai i hedh poshtë plotësisht të gjitha akuzat.
Payet kaloi 18 muaj me West Ham përpara se Olympique Marseille të paguante 25 milionë funte për të në vitin 2017.
Ai u transferua në Rio në vitin 2023 pasi nënshkroi për Vasco da Gama, e cila e liroi verën e kaluar.