Barcelona do të luajë sonte ndeshjen ndaj Real Sociedadit në La Liga.
Kampionët në fuqi, synojnë të vazhdojnë ecurinë pozitive në ligë dhe të lënë anash rivalin e tyre, Real Madridin.
“Blaugranat”, publikuan edhe listën për këtë ndeshje, me Raphinhan që do të mungojë në këtë ndeshje.
Mungesa e brazilianit, vjen pasi që ai kishte pësuar një lëndim të lehtë në kofshën e djathtë.
Ndeshja kujtojmë se luhet në orën 21:00.