Nuhiu: Çdo ndeshje është një finale për ne

- Bota Sot

Nuhiu: Çdo ndeshje është një finale për ne

Trajneri i Tiranës, Ardian Nuhiu, ka folur për mediat në prag të ndeshjes kundër Vorës, që do të luhet nesër në orën 13:30.

Tekniku kërkon vazhdimësi në rezultate, që skuadra bardheblu ti largohet fundit të renditjes.

“Futbollistët treguan karakter, sepse ishte një ndeshje vërtetë e rëndësishme, me presion, por e luajtën me ndërgjegje dhe përgjegjësi.

Çdo ndeshje e shohim si të rëndësishme për shkak të pozicionit ku jemi, nesër na pret një skuadër e fortë, që vrapon vërtetë shumë dhe është e mirë organizuar, do të përqendrohemi te kualiteti dhe skuadra jonë.

Do mundohem t’ju marr më të mirën lojtarëve, duam të luajmë një ndeshje perfekte, çdo ndeshje është e rëndësishme për ne për të ecur mirë.

Përforcimet janë adaptuar me grupin, po ecin mirë, po njihen në çdo seancë edhe më shumë, por po mundohemi të bëjmë më të mirën. Me një futbollist qendërmbrojtës është arritur akordi, ai pritet të kalojë kontrollet mjekësore dhe pritet ti bashkohet skuadrës pas kësaj ndeshje. Lojtari vjen nga jashtë.  

Objektivi primar është ndeshja e nesërme kundër Vorës, s’duhet të shohim lart, të mos gabojmë dhe të shohim çfarë do na sjell. Do mundohemi ta thyejmë tabunë duke u mbështetur te kualiteti jonë”, ka thënë mes të tjerash Nuhiu.



Read it all at Bota Sot