Atmosferë e rënduar te Real Madridi pas ndeshjes së fundit kundër Levantes. Lojtarët dhe bordi drejtues i klubit janë shprehur të trishtuar, të befasuar dhe të zhgënjyer nga reagimi i tifozëve, të cilët i fishkëllyen skuadrën pas përfundimit të takimit.
Sipas burimeve spanjolle, drejtuesit dhe futbollistët ndjejnë se mbështetja nga tribuna vjen vetëm në momentet kur gjërat shkojnë mirë, ndërsa në kohë të vështira mungon durimi dhe besimi ndaj ekipit.
Mesazhi që ka dalë nga dhomat e zhveshjes pas ndeshjes ishte i drejtpërdrejtë dhe i fortë:
“Nëse na duartrokisni vetëm në lavdi, por zhdukeni në humbje, nuk keni qenë kurrë njëri prej nesh.”
Ky reagim tregon tensionin e krijuar mes skuadrës dhe një pjese të tifozërisë, në një moment kur Reali po përballet me presion të madh për rezultate.
Pavarësisht kësaj, brenda klubit mbetet bindja se uniteti dhe mbështetja janë kyçe për të kaluar periudhën e vështirë dhe për t’u rikthyer te fitoret.