Ylli i Real Madrid po tundohet nga ofertat

- Bota Sot

Ylli i Real Madrid po tundohet nga ofertat

Kontrata e David Alaba me Real Madridin po shkon drejt fundit, duke skaduar në verë, dhe qendërmbrojtësi austriak po shqyrton seriozisht opsionet për të ardhmen e tij.

Pas një periudhe të rëndësishme në “Santiago Bernabéu”, emri i Alabës ka hyrë fuqishëm në qarkullimin e merkatos, teksa disa klube janë pozicionuar për të përfituar nga situata e tij kontraktuale.

Sipas medias turke Fanatik, Besiktas e ka vënë Alabën në krye të listës së përforcimeve dhe ka nisur tashmë negociatat me përfaqësuesit e lojtarit. Kontakti zyrtar me Real Madridin pritet së shpejti, ndërsa klubi nga Stambolli raportohet se është i gatshëm të paguajë një tarifë simbolike transferimi.

Megjithatë, konkurrenca mbetet e fortë, pasi përveç Fiorentinës, interes konkret kanë shfaqur edhe disa klube të MLS-së, mes tyre New York City FC dhe Charlotte FC.



Read it all at Bota Sot