Vedat Muriqi është fjala kryesore pothuajse në futbollin spanjoll me het-trik-un e djeshëm kundër Athletic Bilbaos, ku Mallorca ngadhënjeu me rezultat 3:2.
“Het-triku i sulmuesit nga Kosova i fundos lojtarët e Valverdes”, shkruan mes të tjera media spanjolle “El Pais”.
“Vedat Muriqi vazhdon serinë e tij të shënimeve.
Lojtari nga Kosova ishte ylli i padiskutueshëm i fitores së Mallorcës kundër Athletic. Het-trik-u i tij flet vetë.
Kundër ekipit kuq e bardhë, Mallorca po testonte thellësinë e krizës së tyre.
Skuadra e Jagoba Arrasate, e cila e kishte filluar vitin me këmbë të gabuar, ishte e detyruar të merrte pikë për të lehtësuar pozicionin e saj në La Liga dhe për të ulur temperaturën në një mjedis gjithnjë e më të nxehtë.
Sulmuesi nga Kosova i erdhi në ndihmë ekipit të tij kur ata kishin më shumë nevojë për të kundër një skuadre si Athletic që përfundoi me dhjetë lojtarë pas përjashtimit të Guruzetës”, shkruan mes të tjera.