E pazakontë për shqiptarin! Ndodh për herë të parë

- Bota Sot

E pazakontë për shqiptarin! Ndodh për herë të parë

Trajneri Marko Baroni nuk e ka përfshirë Kristjan Asllanin në listën e Torinos, ndërsa në prag është ndeshja e Seria A ndaj Romës.

Ndodh për herë të parë në kampionat për mesfushorin e Kombëtares që të mbetet jashtë skuadrës.

Këtë ndjesi e provonte për herë fundit në Kupë, pesë ditë më parë, ku u dhanë sinjalet që paraprinin për sot.

Tek Interi, Asllani nuk nxirrej asnjëherë jashtë listës së gatshme për ndeshjet e kampionatit, përveç rasteve të rralla të dëmtimit.

Kjo zgjedhje teknike tregon se çdo gjë është drejt fundit. Interi ndërkohë po punon për t’i gjetur një klub të ri, por misioni nuk është aspak i lehtë.

Lajm i mirë është se Ardian Ismajli qëndron i gatshëm për ekipin e tij. Kujtojmë se u largua i dëmtuar në sfidën e fundit ndaj Romës në Kupë.



Read it all at Bota Sot