Skuadra e Bashkimit të Kumanovës ka bërë të ditur se në klub është rikthyer Besim Mustafi, tani në një rol të ri.
Bashkim i është anëtar i elitës së futbollit të Maqedonisë së Veriut dhe ka plane të mëdha për pjesën e dytë të kampionatit.
“FC Bashkimi 1947 njofton se ish-futbollisti ynë, Besim Mustafi, i bashkohet sërish familjes zi-gjelbër, këtë herë në rolin e trajnerit të akademisë sonë, ku do të udhëheqë grupmoshat e juniorëve.
Besim Mustafi është i diplomuar dhe profesor i sportit, një profesionist punëtor, i disiplinuar dhe i përkushtuar, vlera të cilat i ka dëshmuar gjatë karrierës së tij si futbollist dhe që tashmë do t’i transmetojë te gjeneratat e reja të klubit tonë.
Klubi beson fuqishëm në suksesin e tij në këtë rrugëtim të ri profesional.
I urojmë mirëseardhje në familjen zi-gjelbër të FC Bashkimi 1947 dhe shumë suksese në detyrën e re.
FC Bashkimi 1947, ditë pas dite po dëshmon se është i përqendruar në zhvillimin e rinisë sonë kumanovare, duke ndërtuar të ardhmen mbi talentet vendore”, njofton KF Bashkimi.