Xherdan Shaqiri e Rilind Nivokazi asistojnë, Baseli ndahet baras me Sionin

- Bota Sot

Xherdan Shaqiri e Rilind Nivokazi asistojnë, Baseli ndahet baras me Sionin

Baseli ka barazuar me rezultat (1:1) me Sionin, në takimin e javës së 20-të të Kampionatit të Zvicrës në futboll.

Futbollisti Daniliuc shënoi në minutën e 4-të pas asistimit të kapitenit Xherdan Shaqiri.

Mysafirët barazuan rezultatin 1:1 me golin e Chipperfield duke iu falënderuar asistimit të Rilind Nivokazit në minutën e 57-të.

Rilind Nivokazi, Kreshnik Hajrizi, Donat Rrudhani e Benjamin Kololli u paraqitën nga minuta e parë për Sionin dhe Xherdan Shaqiri te Baseli.

Kololli u zëvendësua në minutën e 68-të, Nivokazi 78-tën dhe Rrudhani në minutën e 87-tën.

Ajeti u aktivizua në minutën e 60-të për Baselin.

Skuadra e Baselit renditet në vend të katërt me 33 pikë e Sioni në të pestin me 31 sosh.



Read it all at Bota Sot