Ballkani i Suharekës ka pësuar humbje në ndeshjen miqësore ndaj Zbrojovka Brnos, skuadër që garon në Kategorinë e Dytë të futbollit çek.
Takimi, i zhvilluar të dielën në Antalia të Turqisë, përfundoi me rezultat 2:1 në favor të ekipit çek.
Kjo ndeshje ishte pjesë e fazës përgatitore të Ballkanit për stinorin pranveror të Superligës së Kosovës.
Golin e vetëm për kampionët e Kosovës e realizoi Albert Diene në minutën e 40-të të ndeshjes.
Ballkani po vazhdon përgatitjet në Turqi, ku pritet të zhvillojë edhe disa ndeshje të tjera kontrolluese në kuadër të formësimit të skuadrës për pjesën e dytë të sezonit.