Mudryk rikthehet në stërvitje?

- Bota Sot

Mudryk rikthehet në stërvitje?

Futbollisti i Kombëtares së Ukrainës, Mykhailo Mudryk është rikthyer në stërvitje te Chelsea siç raportohet nga mediat e huaja.

Mudryk ka vuajtur një dënim nga FIFA për përdorim të substancave të palejuara në futboll.

Por, nga data 17 janar, pra nga dje – ai është i gatshëm të rikthehet në stërvitje.

Mudryk pritet që të rikthehet në futboll, por jo te Chelsea. Blutë e Londrës planifikojnë të dërgojnë lojtarin te Strasbourgi si huazim në mënyrë që ai të rikthehet në formë fizike të mirë.

Kujtojmë që 25-vjeçari ishte transferuar te Chelsea nga Shakhtari në vitin 2023 për 70 milionë euro.



Read it all at Bota Sot