Roma ka hedhur pas shpine kapitullimin në Kupën e Italisë, ku ishte eliminuar nga Torino me rezultat 3:2 në stadiumin “Olympico” në Romë.
Skuadra e Romës sot ka triumfuar në konak të Torinos me rezultat 2:0, por kësaj radhe në kuadër të Serie A në futboll.
Roma ka treguar tjetër fytyrë për dallim nga ndeshja e Kupës.
Romakët importuan tre pikë të mëdha duke e ruajtur hapin për kreun e tabelës.
Futbollisti Ardian Ismajli u paraqit nga minuta e parë për Torinon, ku u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 9-të.
Malen shënoi në minutën e 26-të e Dybala në të 76-tën, për fitoren e skuadrës romake.
Roma renditet në vend të katërt me 42 pikë e Torino në të 13-tin me 23 sosh.
Interi udhëheq kreun me 49 pikë pas javës së 21-të në Serie A.