Edhe pse u gjendën në disavantazh të dyfishtë, Egnatia ia doli të barazojë kundër Elbasanit në shtëpi, 2 – 2. Të paktën, kampionët evituan humbjen dhe ruajn diferencën me verdheblutë në tabelë, +3 pikë. Pas ndeshjes, trajneri i rrogozhinasve Edlir Tetova foli për mediat:
“Largimi i Ndrecës? I uroj suksese, sepse është drejt fundit të karrierës. E pam të arsyeshme që erdhi një kontratë e mirë dhe bëm tolerim. Pjesë e parë ishim shumë të nxituar te topat vertikal.
E kishim planifikuar me Grudën, por morëm tranzicion, ku Elbasani ka pikën më të fortë. Për këtë arsye, erdhën të dy golat e pësuar. Kishim përgatitur lojën që ta ftonim Elbasanin, sepse ata nuk bëjnë presion lart.
Mendojë që pjesë e parë në dy moment kemi marrë tranzicione. Kemi luajtur shumë herë me dendësi lojtarësh në vertikalizim. Në pjesë e dytë, mbrojtja mori goditje te goli.
Është alarm që të gjithë mbrojtësit ishin në mesin e fushës, sidomos në golin e parë. Elbasani sot ishte me 4 portier në portë. Largimet? Përderisa presidenti mendon kështu, ne jemi të detyra të gjejmë zgjedhje”.