Kanë përfunduar dy ndeshjet e para të javës së 20-të të Superiores. Flamurtari ka fituar me shifrat 3-0 përballë ekipit të Bylisit me golat e Urbaez, Markut dhe Maksutit.
Në krahun tjetër, Egnatia ka barazuar në shtëpi 2-2 me Elbasanin, pas një disavntazhi prej dy golash. Për Elbasanin shënuan Loukili dhe Lajthia, ndërsa Fernando shënoi dopietë për rrogozhinasit.
Kështu, Egnatia mbetet në vendin e parë me 38 pikë, 3 më shumë se Elbasani ndjekës.
Në krahun tjetër, Flamurtari ngjitet në vendin e 8-të me 18 pikë, kurse Bylis me të njëjtën kuotë pikësh mban vendin e 9-të.