Kapiteni i Egnatias tallet me Elbasanin

- Bota Sot

Kapiteni i Egnatias tallet me Elbasanin

Kapiteni i Egnatias Albano Aleksi u përzgjodh “Lojtari i Ndeshjes” në sfidën mes rrogozhinasve dhe Elbasanit, e vlefshme për javën e 20-të në Superiore.

Edhe pas kësaj sfide, ekipi i Edlir Tetovës vijon të mbaj kreun, 3 pikë më shumë se Elbasani i Ivan Gvozdenovic. Pas këtij vlerësimi, Aleksi foli për mediat:

“Ky trofe i shkon gjithë shokëve të ekipit. Të gjithë e shikuam të luash në një portë, tregon se kush jemi. Mendoj se jam i kënaqur për formën e mire, me qëllim për të ndihmuar ekipin.

Vjet kemi dalë kampion, ndërsa aktualisht jemi në rrugën e duhur. I kënaqur me grupin. Shpresojmë të vazhdojmë kështu.

Ne shikojmë punën tonë, pavarësisht se me Elbasanin dhe Vllazninë nuk kemi pasur rezultatet e duhura.

Dinamo luan afërsisht si ne, ata janë ekipi më i rrezikshëm për Egnatian. Mendojë se edhe në rastin e golit të 2-të nga Elbasani, duhet të kisha bërë më mirë.

Do e përmirësojë në vazhdim. Liderit e ekipit, jo vetëm duhet të reflektojnë, por edhe të mbyllin gabimet e shokëve të ekipit. Largimet?

Çdo lojtar është i nevojshëm për ekipin. Këto gjëra i takojnë klubit. Mendojë se do ketë zgjedhje edhe pas largimit të Ndrecës. Egnatia nuk evidentohet nga individët, por grupi”..



Read it all at Bota Sot