Zhelezniçari e kërkon reprezentuesin e Kosovës

- Bota Sot

Zhelezniçari e kërkon reprezentuesin e Kosovës

Lojtarët e Zhelezniçarit nga Sarajeva sot udhëtuan për në fazën e fundit të përgatitjeve në Antalia, ku do të luajnë katër ndeshje kontrolluese. 

Siç ka mësuar “SportBC”, dy përforcime të mëdha do ti bashkohen ekipit gjatë përgatitjeve në Antalia.

“Klubi do të përforcohet me Bojan Nastiq, ish-lojtar i kombëtares së Bosnjës dhe Hercegovinës.

Zhelezniçari është në negociatat përfundimtare me 32-vjeçarin e kombëtares së Kosovës. Ai është Valon Berisha, ish-lojtar i Salzburgut, Lazios, Fortuna-s, Reimsit dhe që nga viti 2024, LASK nga Austria.

Ky mesfushor ka luajtur për të gjitha ekipet kombëtare të Norvegjisë dhe që nga viti 2016 ka pranuar të luajë për Kosovën, për të cilin ka luajtur në 52 ndeshje dhe ka shënuar katër gola.

Do të shohim në ditët në vijim nëse Berisha do të veshë fanellën e kaltër dhe do ta udhëheqë ekipin në luftën për tu kualifikuar për në Evropë”, shkruan me4dia boshnjake “Osllobogjenje”.



Read it all at Bota Sot