Ruço: Kampionati shqiptar hyn në fazën më të nxehtë, asnjë gabim nuk lejohet më

- Bota Sot

Ruço: Kampionati shqiptar hyn në fazën më të nxehtë, asnjë gabim nuk lejohet më

Trajneri i futbollit Edmond Ruço analizoi garën në Abissnet Superiore, duke theksuar se diferencat janë shumë të ngushta dhe se skuadra si Tirana përballen me një rrugë tepër të lodhshme në luftën për mbijetesë, ndërsa kampionati po hyn në një fazë vendimtare ku gabimet nuk lejohen.

"Të të futen në një rrugë intriguese.

Nuk po flas këtu për kaçën e parë sepse ajo dihet, ato kanë vazhdimësi domethënë si si si skuadra, pra nuk procedojnë, po po e marr nga vendi i pestë deri tek i 10-ti, sidomos Tiranës i del një punë strabacuse, tepër lodhëse për të mbajtur frymën gjallë domethënë, për të qenë në Abissnet Superiore.

Po ngrihet Flamurtari, që mua më pëlqen sepse është një fanellë e rëndë.

Patjetër. Nuk e kemi luksin mos ti kemi këto dy skuadra skuadra në në Superiore, kështu që kampionati po futet në një fazë shumë, shumë, shumë domethënëse ku ekipet tani nuk i lejohen gabimet.

Diferencat janë shumë të ngushta, po.

Po siç janë diferencat e ngushta te kaça e parë, te kreu, te Final Four, kështu janë edhe diferencat këtu, nuk është ndonjë diferencë e madhe që nga Partizani, nga Teuta deri te Tirana poshtë", u shpreh Ruço.



Read it all at Bota Sot