Nga protesta e tifozëve te penalltitë e dyshimta/ Prokopi: Ndeshja që rihapi debatin për korrupsionin në futbollin shqiptar

- Bota Sot

Nga protesta e tifozëve te penalltitë e dyshimta/ Prokopi: Ndeshja që rihapi debatin për korrupsionin në futbollin shqiptar

Gazetari Mantho Prokopi komentoi tensionet e krijuara nga tifozët e Elbasanit dhe vendimet e diskutueshme të VAR-it gjatë ndeshjes së Egnatias, duke theksuar ndikimin e tyre në rrjedhën e lojës.

"Tifozët e Elbasanit, diku rreth 1000 në numër, kishin kërkuar që të ishin të gjithë prezent në stadium, por diku te 400 prej tyre kishin mbetur jashtë për shkak se biletaria kishte përfunduar shitjet dhe ishte mbyllur me aq duke mos lejuar më pas hyrjen e tifozëve të tjerë.

Kjo bëri, kjo solli, po themi, irritimin e tifozëve që hynë brenda në stadium dhe vendosën të gjithë në shenjë proteste të dilnin jashtë stadiumit, pikërisht për arsyen se një pjesë e tyre mbetën jashtë.

Pastaj këto tensione në shkallët e stadiumit u kaluan më pas edhe në fushën e lojës, ku personalisht po e them këtë, të paktën dy penalltitë që mori Egnatia ishin shumë të kontestueshme.

Sigurisht, për të parën marr përsipër ta them vetë që ë, ishte shumë e guximshme nga VAR-i dhe nga kryesori për të vendosur penallti, për aspektin e vetëm sepse në gjykimin tim, Chris mund ta bëjmë dhe bashkë këtë diskutim, nuk kishte mjaftueshëm plane për të vendosur nëse prekja me dorë ishte brenda apo jashtë zone.

Pra kishte maksimumi tre kënde që nuk dukeshin të qarta nëse prekja me dorë ishte brenda dhe jashtë zone.", u shpreh Prokopi.



Read it all at Bota Sot