Futbollisti shqiptar, Ardon Jashari, është paraqitur nga minuta e parë në fitoren e Milanit me rezultat 1:0 ndaj Lecces së Ylber Ramadanit, në takimin e javës së 21-të të Serie A.
Ylli kroat, Luka Modriç, ka qëndruar në bankë, duke e zëvendësuar Ardon Jasharin e lënduar në minutën e 87-të.
Megjithatë Milani ka arritur tre pikë e duke u afruar edhe më shumë më kreun e tabelës.
Futbollisti gjerman Niclas Fullkrug është protagonist i fitores.
Niclas Fullkrug shënoi në minutën e 76-të pas asistimit të Saelemaekersit.
Ylber Ramadani është aktivizuar nga minuta e parë e u dnëshkua në minutën e 84-të.
Pas një minute (85’) Ramadani u zëvendësua.
Interi kryeson me 49 pikë, ka tre më shumë se Milani në pozitën e dytë, Lecce është në pozitën e 18-të me 17 pikë.