Futet në histori

- Bota Sot

Futet në histori

Milan po përjeton një moment të veçantë në Serinw A, ku historia dhe forma aktuale po ecin paralelisht. Niklas Fyllkrug hyri në librat e historisë së klubit, duke u bërë gjermani i tretë që shënon për kuqezinjtë në kampionat, pas Oliver Bierhof dhe Kristian Ziege, duke konfirmuar ndikimin e tij në repartin ofensiv.

Ky gol nuk ishte vetëm simbolik, por edhe vendimtar për vazhdimësinë e rezultateve pozitive të skuadrës.

Në fakt, Milani ka tashmë 20 ndeshje radhazi pa humbje në një sezon të vetëm të Serisë A (12 fitore dhe 8 barazime), një arritje që nuk ndodhte që nga periudha shtator 1992 – mars 1993 nën drejtimin legjendar të Fabio Kapelos.

Kjo seri dëshmon stabilitet, pjekuri taktike dhe një mentalitet fitues që po rikthehet fuqishëm në “San Siro”.

Me një kombinim të traditës dhe energjisë së re, Milani po dërgon sinjale të qarta se është gati të luftojë deri në fund për objektivat madhorë të sezonit.



Read it all at Bota Sot